Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi i kanë dorëzuar sot bursa studimi për në SHBA, studentëve të Fulbright dhe Humphrey.

Ambasadorja dhe Kushi gjithashtu iu dorëzuan studentëve të sapokthyer certifikatat e përfundimit të studimeve dhe i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë.

Diplomatja Kim theksoi se ky vit shënon 75-vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën.

Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb