Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se kryetari i partisë vendoset nga anëtarësia dhe jo nga ambasadorët. I ftuar në “Opinion” “News 24”, ai tha se Alibeaj nuk duhej të identifikohej përpara ambasadores Yuri Kim si kryetari i komanduar në PD, pasi kjo vendim sipas tij është nul.

Shehu sakaq foli edhe për rezolutën për Ukrainën që do të paraqesë në Kuvend. Sipas tij ka një stepje për trajtimin e kësaj çështjeve, mes frikës se Shqipëria do të kritikohet për marrëdhëniet që ka me Serbinë.

“Unë mendoj se drejtuesit e PD i emëron PD, e jo asnjë tjetër. Nuk i emërojnë ambasadorët, sado të rëndësishëm për ne. Drejtuesit e PD i cakton Partia Demokratike, anëtarësia dhe ky është kapitull i mbyllur. Partia Demokratike drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Apelimi është nul i Alibeajt, s’do të japë asgjë.

Juristët e kanë shpjeguar që nuk ka apelim. Pra kjo është çështje juridike. Nuk cakton askush se kush është drejtuesi i opozitës shqiptare. Për mua ka një domethënie, që ambasadorët duhet të jenë më të informuar para se të prononcohen. Alibeaj nuk duhet të pranojë të vetëquhet për poste që nuk i takojnë apo ka. Alibeaj duhej të sqaronte që drejton vetëm grupin parlamentar, atë e drejton realisht. I takona t’i që të shpjegonte çdo person që i atribuonte një post që nuk e ka.

Partia Demokratike bëri Kuvendin e datës 18, ecën përpara, ka krijuar komisionin e rithemelimit. PD po ristrukturon të gjithë degët. Më tej, sipas votimit një anëtar një votë do të zgjidhet drejtuesi i PD. Të gjithë kanë mundësi të vendosin kandidaturën. Alibeaj është vetëm kryetar i grupit parlamentar. Nuk mund të jesh emërues i PD nga zoti Bardhi që është i shkarkuar. Vendim apeli nuk do të ketë sepse s’ka të drejtë apelimi ai që nuk është palë. Unë bazohem në vendimin politik dhe ai u shpreh në Kuvendin e datës 11, referendumin e datës 18 dhe Kuvendin që pritet të zgjidhet. Duhet të jemi seriozë. Zoti Alibeaj nuk do të pranojë që të mos i japin oifiqe që s’i ka. Komisioni i Jashtëm është kthyer në një komision për debate të pabaza, e jo ato kryesore. Çështja e Ukrainës nuk hapet për shkak të frikës së marrëdhënieve mes Ramës dhe Vuçiçit. Zgjedhja e tij nuk parashikon gjëra të mira. Nuk shoh se do të ketë hapa të Shqipërisë drejt rezolutës së BE.

Moska vazhdon të ketë destabilizimin e rajonit, akoma më shumë dhe destabilizimin e saj. Ne kërkojmë që parlamenti të merret me diskutime të rëndësishme politike. Kemi debate për këto cështje. Shpresoj që të konferenca e kryetareve të ndryshojë qëndrim.
Kërkoj të hiqen amendamenteve negative”, tha Shehu.

Duke folur për situatën në PD, Shehu tha se parimi duhet të jetë vota. Bashkimi i demokratëve sipas tij do të ndodhë dhe para verës, duhet të zgjidhet kryetari i ri, për t’u përgatitur më pas për zgjedhjet e ardhshme.

“Anëtarët e degëve do të votohen një anëtar një votë. Pse? Sepse problemet kryesore kanë ardhur kur është anashkaluar vota. Kam propozuar që blindat të kthehen në një zonë muzeale. Për të treguar se çfarë do i ndodhte demokracisë nëse shkelej. Kjo do të tregohej se gjithçka zgjidhej me votë. Unë mendoj që po ndodh në dy nivele. Po ndodh në nivelin e bazës. Ata kanë vite që luftojnë për demokracinë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, padyshim. Unë shoh që mbledhja e kaluar e grupit ishte e përbashkët. Grupi ishte solid, pash vullnetin për të qëndruar së bashku. Qenia bashkë në grupin parlamentar është e rëndësishme.

Normalizimi i grupit parlamentar është sa më i përsosur dhe i shpejtë në bazë poshtë. Po ecim mirë në dy drejtime. Kuvendi i këtij muaji do të ketë zhvillim tjetër. Do të jetë pikë e mirë për stabilizimin. Do të hapen shumë rruga. Është proces që do kohën e vet dhe duhet hequr shpejt. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale. Duhet të përfundojmë para verës zgjedhjen e kryetarit të ri të PD”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: