Kryetari i PSD, Tom Doshi ka hapur fushatën elektorale të partisë së tij duke përcjellë një mesazh për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Doshi thotë se është mbështetës i Amerikës dhe punës që ata kanë bërë.

Ai kujton se ka qenë njeriu kyç që Reforma në Drejtësi kaloi nër parlament. Mes disa mesazhe të herëpashershme, ambasadorja KIm ka qenë e qartë se Tom Doshi nuk duhet të kandidonte në këto zgjedhje dhe aq më tepër të jetë në parlament.

Madje znj.Kim në këto statuse ka kujtuar vendimin e DASH për ta shpallur Doshin non-grata si një person i lidhur me korrupsionin.

“Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën. Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!

Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.

Postimi i plotë i Tom Doshit:

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb