Pas reagimit të ambasadores Yuri Kim lidhur me incidentit në Foltoren e Kuvendit, ku Sali Berisha ka shtyrë Enkelejd Alibeajn, deputeti Edi Paloka shprehet se zyrtarja e lartë është bërë qesharake pas këtij qëndrimi.

“Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…! Zonjë, ne jemi ata që u ngritëm kundër diktaturës më të egër në Evropë…”, shprehet Paloka.

Më herët ambasadorja Kim tha: Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet  të mos përsëritet

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: