Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Arben Kraja.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe liston disa statistika për arrestime e procedime të elementëve të botës së krimit. Po ashtu ambasadorja shton se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

“Takim i mirë sot me shefin e SPAK-ut Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milion në asete të konfiskuara; u hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar & 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Takim i Kim me Krajën është i dihati në vazhdën e komunikimeve që ka pasur ambasada e SHBA me institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi. Diplomatja ka treguar sërish mbështetjen e SHBA për vijimin e Reformës në Drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb