Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin.

Përmes një mesazhi, ambasadorja Kim thekson se ka diskutuar me Gazhelin mbi lehtësimin e biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe për luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb