TIRANË

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, si dhe mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për përmirësimin e taksimit, transparencës dhe llogaridhënies.

““Dje u takova me Ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ta uruar për emërimin e saj. Shtetet e Bashkuara nxisin Shqipërinë për të forcuar masat kundër pastrimit të parave, sipas rekomandimeve: https://bit.ly/3BtgU0v – thelbësore për luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqinj. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb