Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, me të cilin ka folur për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi.

Në një postim në “twitter”, kryediplomatja amerikane thekson se është shumë i rëndësishëm ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, pasi sipas saj, shqiptarët meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi.

“Takim shumë produktiv me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatim të Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fokusin në eliminimin e mangësive dhe joefikasistetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në gjykatat administrative.

Shqetësimet e qytetarëve janë për të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investimet e huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së; si dhe imponimi i pasojave për zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi”, thekson ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb