Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë për rreth 50 minuta në ambientet e SPAK, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Kjo vizitë e Kim në SPAK vjen fill pas zgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni, Altin Dumani, proces në të cilin zyrtarja e Shteteve të Bashkuara ishte edhe pjesëmarrëse dhe tejet e përfshirë duke ndjekur nga afër edhe momentin e votimit.

Gazetarja Klodiana Lala tha në një lidhje live për News24 se diplomatja është takuar me zotit Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK.

Ndërkohë që pas daljes nga ky institucion Yuri Kim nuk preferoi të bënte komente për mediat. Sakaq, ende nuk bëhet me dije se cilat janë arsyet e vizitës së Kim, e cila është e para pas vendosjes së Dumanit në krye të SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb