Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i ka uruar suksese në postin e ri, kryetarit të sapozgjedhur të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Fredi Ballës.

Kim thekson në një postim në rrjete sociale, se është thelbësore që ky organ të funksionojë me integritet dhe transparencë, për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve.

Ambasadorja nënvizon që do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e Reformës në Drejtësi.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim

U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që HPC të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: