Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja Yuri Kim, duket se ka vijuar me turin e saj nëpër Shqipëri.

Këtë herë, ambasadorja ka qenë në Gjirokastër. Teksa ka qenë duke vizituar pjesën e pazarit të qytetit, ajo është takuar rastësisht me një çift që po bënin fotosesionin e dasmës.

Kim nuk ka ngurruar që të bëhet pjesë e këtij gëzimi dhe ka kërkuar që të bëjë një foto me dyshen, kjo dhe në formën e një kujtimi për vetë ambasadoren.

Ndërkaq, vlen të theksohet se ambasadorja Yuri Kim sistematikisht viziton vendet piktoreske të Shqipërisë, ku takohet me qytetarët dhe njihet më shumë me kulturat dhe trevat tona.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb