Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, i shprehu atyre vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

Ambasada Amerikane përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka zbardhur takimin e ambasadores me dy opozitarët.

Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb