Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka vizituar sot Institutin e Shëndetit Publik, duke parë nga afër se si ndihma e qeverisë amerikane po mbështet Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi në faqen e ambasadës amerikane, thuhet se qeveria e SHBA ka angazhuar mbi 2 milionë USD për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.

“Sot, Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizitoi Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Nëpërmjet USAID/Albania, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 52 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 700 milionë dollarë në asistencë totale”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb