Amber Heard po luan “kartën” e saj të fundit për të arritur të paktën të shmangë rrënimin financiar, pas vendimit të gjykatës në gjyqin e saj me Johnny Depp dhe milionave që i detyrohet atij.

Aktorja po përballet me probleme të theksuara në shlyerjen e dëmshpërblimit ndaj ish-bashkëshortit të saj dhe këtë herë është kthyer kundër shoqërisë së sigurimit. Sipas raporteve të huaja, Heard ka ngritur një padi kundër kompanisë përkatëse, duke pretenduar se siguruesi është ai që duhet të mbulojë dëmin prej 8.3 milionë dollarësh për Johnny Depp.

Në padinë prej 1 milion dollarësh , Heard citon kontratën e përgjegjësisë që ajo lidhi me kompaninë për ta mbrojtur atë nga veprimet e shpifjes kundër saj. Megjithatë, ekipi ligjor i siguruesit argumentoi se meqenëse juria zbuloi se Heard ishte në sjellje të pahijshme me dashje në pretendimet e Johnny Depp, kompania nuk duhet të përmbushë kontratën sipas ligjit të Kalifornisë.  Në dokumentet gjyqësore të publikuara nga TMZ, Heard pretendon se ka bërë një “marrëveshje të pakushtëzuar” që e mbron atë pavarësisht se çfarë ndodh.

Pra, në kundërpadinë e saj, Amber Heard akuzoi New York Marine dhe General Insurance për përpjekje për të shkelur marrëveshjen e tyre, duke thënë se ishte një “shkelje e kontratës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: