Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën e zhvilluar për shtyp bëri me dije se u bë e mundur vendosja e normalizimit të politikës monetare.

Më tej ai shtoi se Presionet inflacioniste janë në rritje

“Ritmi i rritjes së ekonomisë ka ardhur na ngadalësim pas tre mujori të parë. Shtrenjtimi i faturës së importit në ekonominë shqiptarë, për dy vitet e ardhshme pritet që ekonomia të rritet. Gjatë vitit 2023 inflacioni pritet të reduktohet. Rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet pozitive edhe pse do të vijë në mënyrë afatshkrutër dhe do të ushqehet nga zgjerimi i eksporteve. Po ashtu Banka e Shqipërisë thekson se ambienti i përgjithshëm mbetet sfidues dhe me pasiguri të shtuara. Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorin e tretë. Ky inflacion regjistroi një vlerë mesatare prej 7.9 % gjatë tremujorit. Ndërkohë Këshilli i Mbikëqyrjes vendosi të rrisë me 0,.5% normën bazë të interesit nga niveli 2.25 % në nivelin 2.75% . Të rrisë me 0.5% normën  e interesit të kredisë një ditore, nga niveli 3.25% në nivelin 3.75% Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%’, tha ndër të tjera Sejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb