Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri i kanë dhënë fund historisë së tyre 4 vjeçare. Lindur si një pasion i vrullshëm i aftë të mposhtë protagonistët e saj, dashuria e tyre pati ulje e ngritje gjatë lockdown. Ajo e ndoqi deri në Milano Allegri, ku ndërtuan folenë e tyre të dashurisë, por me pas duket se historia s’ka funksionuar më, duke i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Asaj tashmë i duhet t’ja nisë nga para, teksa ai është në Torino. Angiolini, ka komentuar me shumë klas fundin e dashurisë së saj me trajnerin e Juventusit.

Gjatë programit radiofonik “Le mattine di Radio Capital”, ish vajza e ‘Non e la Rai’ ka thënë: “Ekziston për të gjithë dita zero, është një moment në të cilin nuk fiton, nuk humb, por rinisesh. Largohesh nga njerëzit që bëhen kujtime, nga ata që nuk rrinë më me ty, nga ata që në fund nuk kanë qenë kurrë me ty. Quhet Dita Zero, sepse ajo që pason zeron është gjithmonë një fillim, dhe fillimi nuk njeh disfatë’, shkruan showgirli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb