Me maskën në fytyrë dhe zërin e lodhur, Amedeo Minghi, këngëtari i njohur italian ka postuar një video nga spitali në Romë:’Maska është për koronavirusin, nevojitet gjithmonë të jemi të kujdesshëm…-thotë këngëtari që i drejtohet fansave të tij në Facebook-Cfarë dite e bukur, të jem me ju është një kënaqësi’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas në një video tjetër ai ndjehet i lënduar për ata që thonë se është me koronavirus: “Do të marr masa ligjore, është një informacion fals dhe me tendencë, nuk jam me koronavirus”, thotë Minghi duke mohuar kështu zërat që qarkullojnë se ai është i sëmurë me Covid-19.

“Jam në spital për arsye të ndryshme jo nga koronavirusi, për disa gjëra të vogla që më shkaktuan probleme, por jo për koronavirus. Nuk e di kush i ka shpëndarë këto lajme’ thotë në videon e dytë dhe kërcënon se do të denoncojë ata që kanë vënë në alarm të afërmit e tij, duke shkruar gjëra jo të vërteta dhe të rrezikshme. Ai thotë në video se e mban maskën për siguri dhe jo se është i sëmurë me koronavirus.’

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb