TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi në një prononcim për mediat, propozimet e PD për amendimet kushteutesë sa i takon, reformës territoriale, zgjedhore si edhe vetingut të politikanëve.

Ndonëse u shpreh se nuk është njohur edhe në detaje me këto propozime, Balla tha se është për t’u vlerësuar se fakti që në parlament kemi një opozitë që ushtron mandatin me propozime konkrete.

“Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga grupi PD. Në aspektin formal propozimet të përmbushin kushtet që përcakton rregullorja. Dua të ritheksoj se është hap i rëndësishëm fakti që në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin duke ardhur me propozime konkrete.

Nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. PS ka shprehur gatishmëri për të diskutuar cdo cështje pa kushte, më pas kur të marrin procedurë parlamentare, do të kemi pozicionet tona që do të burojë mbi bazën e vlerësimit të ekspertëve.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb