Deputeti i PS-së Erion Braçe ka propozuar një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij.

Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme:
Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje:
40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar.

Whatsapp Image 2022 11 25 At 07.55.12 (1)
Whatsapp Image 2022 11 25 At 07.55.12 (1)

Pro amendamentit ka votuar vetëm deputeti e PS-së Fatmir Xhafaj si dhe deputetët e opozitës ndërsa Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi kanë abstenuar. Por nuk ka qenë në një mendim grupi i PS, që nuk ka pyetur nëse kërkesa vinte nga deputeti i maxhorancës, duke e votuar në shumicë kundër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb