SHBA- Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet që të njoftojë për një ndryshim në politikën amerikane ndaj Kubës.

Ndryshimet, siç bëhet me dije, do të përfshijnë hapjen e një ambasade në Kubë, me qëllim që të fillojnë negociatat për normalizimin e marrdhënieve mes të dyja vendeve.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të dalë me një deklaratë në orën 18.00.

Presidenti kubanez, Raul Castro, pritet që të dal me një deklaratë në të njëjten kohë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: