“Make America great again”, premtimi i presidentit Donald Trump, për ekspertin e ekonomisë Adrian Civici ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe financiare të SHBA-së.

“Të krijohet përshtypja që presidenti Trump nuk e thotë hapur, por thotë objektivin në vend që të thotë gjendjen e vërtetë dhe shkakun. Të krijohet përshtypja që ai vetë mendon se SHBA ka një problem ekonomik për të zgjidhur.

Megjithëse 90 përqind e debatit bëhet për tarifat tregtare,  dihet se këto janë instrument. Kemi të bëjmë me një Amerikë e Trump që i ka hyrë një lufte me partnerët e tij ndërkombëtarë, politik, ekonomik, gjeopolitik”, tha Civici.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë nuk janë tarifat, por ekonomia amerikane që ai e mendon në atë formë që duhet të jetë performuese prodhuese, që mbështetet në prodhimin e brendshëm, të krijojë një lider në ekonominë botërore.

Adrian Civici:  Premtimet që kishin në fillim, duke e analizuar sloganin “Amerika e madhe përsëri”, kuptohet që në plan të parë del problemi ekonomik e financiar.

Të krijohet përshtypja që presidenti Trump nuk e thotë hapur, por thotë objektivin në vend që të thotë gjendjen e vërtetë dhe shkakun. Të krijohet përshtypja që ai vetë mendon se SHBA ka një problem ekonomik për të zgjidhur.

Megjithëse 90 përqind e debatit bëhet për tarifat tregtare, por dihet se këto janë instrument. Kemi të bëjmë me një Amerikë e Trump që i ka hyrë një lufte me partnerët e tij ndërkombëtarë, politik, ekonomik, gjeopolitik.

Qëllimi i vërtetë nuk janë tarifat, por ekonomia amerikane që ai e mendon në atë formë që duhet të jetë performuese prodhuese, që mbështetet në prodhimin e brendshëm, të krijojë një lider në ekonominë botërore.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb