SHBA- Ushtria Amerikane deklaroi sot se aeroplani rus, i cili u rrëzua sot, u paralajmërua 10 herë se kishin hyrë në hapësirën ajrore të shtetit tuk. Në një dalje publike, zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren ka thënë se komunikimi i pilotëve është bërë nëpërmjet kanaleve të hapura.

“Kemi mundur ta dëgjojmë krejt atë që ka ndodhur, komunikimi është zhvilluar nëpërmjet kanaleve të hapura” transmeton AFP.

I pyetur nëse mund të konfirmojë pohimet e turqve se 10 herë kanë paralajmëruar kolegët e tyre ruse, Ëarren ka thënë “Po. Mund ta pohoj këtë” ka thënë ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: