Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë, nuk do të luajë në turneun Masters të Indian Ëells, që nis sot. Arsyeja e mungesës së Djokovic është vaksina anti-covid.

Serbi është i pavaksinuar dhe, si pasojë, ai nuk mund të udhëtojë për në Amerikë, ku nuk lejohet hyrja e shtetasve të huaj të pavaksinuar. Organizatorët e turneut bënë me dije se Djokovic do të mungojë në këtë turne ashtu sikurse edhe vjet, ku nuk u lejua të udhëtojë drejt Amerikës.

Mjaft senatorë amerikanë shpresuan të bindnin qeverinë që të lejonin Djokovic të luante në këtë turne, por pa sukses. Djokovic nuk do të luajë as në turneun e Miami, që nis më 19 mars deri më 2 prill.

Rregullat në fuqi për personat që udhëtojnë në Amerikë janë në fuqi deri më 11 maj të këtij viti. Kjo mungesë mund t’i kushtojë kreun e renditjes botërore Djokovic, pasi rivalët mund të fitojnë pikët për ta parakaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb