Trupat amerikane janë larguar nga Kabuili dhe tanimë talebanët kanë kontrollin e plotë të shtetit. Trupat ushtarake në Afganistan, kanë festuar me armë e fishekzjarre largimin e amerikanëve, që qëndruan aty për 20 vite.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësit talebanë kanë mësyrë në Aeroport për të shpallur fitoren. Aeroporti i Kabulit shërbeu si pika kryesore për evakuimin e aleatëve, e dita e sotme ishte afati i fundit i përcaktuar prej tyre.

Kujtojmë, SHBA njoftoi të hënën se kishte përfunduar tërheqjen e forcave të saj nga Afganistani gati 20 vjet pas sulmeve në atë vend në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj Amerikës.

Më shumë se 122,000 njerëz u larguan nga Kabuli me një urë ajrore të vendosur më 14 gusht, një ditë para se kontrolli i Afganistanit të rimerrej nga talebanët, të cilët i siguruan strehë grupit militant Al Kaeda, i cili akuzohet për sulme në Nju Jork dhe Uashington në 2001.
Uashingtoni dhe aleatët e NATO-s nuk e kishin parashikuar që talebanët do të merrnin pushtetin kaq shpejt dhe u detyruan të largoheshin shpejt nga vendi, duke lënë prapa mijëra afganë për t’i ndihmuar.

“Ky largim ishte shumë i dhimbshëm. Ne nuk arritëm të merrnim gjithçka që donim”, ka thënë gjenerali Frank McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA, në një konferencë për shtyp në Pentagon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb