‘Me refuzimin e qeverisë së SHBA dhe Kanadasë për të dërguar trupa në Ukrainë, shumë qytetarë amerikanë dhe kanadezë po udhëtojnë drejt Ukrainës’, shkruan Reuters.

Ky mobilizim erdhi menjëherë, ndërsa artileria ruse bombardoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, në ditën e pestë të konfliktit.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu bëri thirrje të dielën për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” , thirrje të së cilës kanadezët dhe amerikanët po i përgjigjen.

Disa të rinj vullnetarë udhëtuan në Ukrainë për të luftuar. Të tjerë aplikuan në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës, duke lënë punën dhe studimet, për t’u nisur në mbështetje të ukrainasve.

“Do të ndjeja keqardhje nëse nuk do të shkoja,” tha  një 26-vjeçar, pjesë e Divizionit të 82-të të Këmbësorisë Ajrore, i cili po planifikon të shkojë në Ukrainë me personelin tjetër ushtarak amerikan.

Por jo të gjithë vullnetarët duan të luftojnë. Në Quebec, mjeku 35-vjeçar Julien Oger po përgatitet të lërë familjen e tij për të punuar për Ministrinë e Shëndetësisë së Ukrainës dhe për të ofruar ndihmë mjekësore.

People At Ukraine Border 800x450

Shba

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb