Kur u pyetën se cili paraqet një rrezik më të madh për shëndetin e tyre, shumë amerikanë të pavaksinuar thonë se vaksinat COVID-19 janë më të rrezikshme sesa vetë virusi. Kjo pikëpamje bie në kundërshtim me të gjithë shkencën dhe të dhënat në dispozicion dhe nënvizon sfidat që Shtetet e Bashkuara ka për të vaksinuar popullsinë.

Sondazhi i cili u krye nga 13 deri në 15 korrik, zbuloi se vetëm 29 përqind e amerikanëve të pavaksinuar besojnë se virusi paraqet një rrezik më të madh për shëndetin e tyre sesa vaksinat, 37 përqind thonë se nuk janë të sigurt .

Gjatë 18 muajve të fundit, COVID-19 ka vrarë më shumë se 4.1 milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë më shumë se 600,000 në SH.B.A. Në të njëjtën kohë, më shumë se 2 miliardë njerëz në të gjithë botën – dhe më shumë se 186 milionë Amerikanë  janë vaksinuar të paktën pjesërisht kundër virusit, dhe shkencëtarët që studiojnë të dhëna për efektet anësore të tyre të raportuara vazhdojnë të zbulojnë se vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta.

Megjithatë 93 për qind e të rriturve të pavaksinuar të SH.B.A. thonë se ata ose nuk “do të vaksinohen kurrë” (51 përqind); ose do të vazhdojnë të presin “për të parë se çfarë ndodh me të tjerët para se të vendosin” (20 përqind); ose  nuk janë të sigurt (22 përqind).

Rastet në SHBA nga COVID-19 janë rritur me 140 përqind gjatë dy javëve të fundit . Shtrimet në spital dhe vdekjet  janë rritur me një të tretën për të njëjtën periudhë. Misuri , Arkansas , Nevada dhe Florida janë duke u goditur më rëndë, me nivelet e shtrimit në spital që rriten në 2-3 herë mbi mesataren e vendit. Pothuajse të gjithë amerikanët që po sëmuren, po shtrohen në spital dhe po vdesin, 99 përqind, sipas disa vlerësimeve  janë të pavaksinuar. Dhe më shumë se gjysma e popullsisë amerikane (52 përqind) ende nuk janë vaksinuar plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb