Filmi aq i kritikuar nga shqiptarët ‘Taken” i Liam Neeson po jep impaktet në turizëm. Amerikanët mendojnë se ngjarjet në filmin “Taken” ndodhin edhe në jetën reale dhe shumica nuk e duan më Evropën si destinacion për udhëtime.

Vetë aktori Liam Neeson ka treguar në një shou se ai ka pranuar letra nga një profesor në Texas, duke i treguar se 40 nga 60 nxënësit që janë zgjedhur të shkojnë në vizitë në Evropë me shkollën, kanë hequr dorë nga udhëtimi.

 

Kjo pasi prindërit e tyre kanë parë të dy pjesët e filmit “Taken” dhe mendojnë se ndodhin rrëmbimet fiks si në film ku personazhët negativë janë shqiptarët.

 

Vitin tjetër profesori ka dashur t’i dërgojë 20 nxënës të tjerë në këtë udhëtim, por historia është përsëritur edhe me prindërit e tyre, pasi edhe ata e kanë parë filmin dhe nuk kanë dashur që fëmijët të ndërmarrin këtë udhëtim.

 

Filmi ka të bëjë me rrëmbimet që i bëjnë familjes së personazhit të Neeson kur vijnë në Evropë, e rrëmbimet bëhen pikërisht nga shqiptarët.

 

Vazhdimi i tretë i filmit “Taken” do ketë premierën këtë muaj. Filmi ‘Taken” paraqitet i dobët në skenar sepse emrat e shqiptarëve janë sllavë gjë duke bërë që skenari të jetë i pastudiuar mirë.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: