Gazetari Mentor Kikia ka folur në emisionin “Open”News24, për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal dhe përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

Kikia u shpreh se edhe nëse McGonigal shpallet fajtor nga drejtësia amerikane, sërish nuk implikohet Shqipëria, teksa ka shtuar se është skeptik ndaj  një hetimi të mundshëm nga SPAK.

“Për të bërë një garë mediatizimi të McGaonigal dhe 21-janarit, përpjekja për të tërhequr vëmendjen publike është e madhe. Megjithatë mendoj se edhe nëse në SHBA McGonigal, shpallet fajtor, edhe pse i mungon akuza për aferën këtu, janë akuza që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe krimin federal, gjë që nuk implikon Shqipërinë. Pala shqiptare ka dy pjesë, lobimin ekonomik, ai nuk ka deklaruar në Nju Jork se ku ka shkuar dhe Shqipëria nuk e ka deklaruar se kë ka takuar. Mbetet për tu qartësuar se për çfarë ka lobuar në zyrën e kryeministrit. Që nuk ka qene vizitë zyrtare, nuk është pasi nuk ka qenë asnjë nga administrata amerikane. Nëse do flitej për çështjen e Rusisë, nuk do ishte Agroni apo Ducka.

Mister është dhe dimensioni politik, në këmbim të këtyre licencave. A është gostitur me para dhe më pas i është kërkuar të nisë një çështje për PD? Paratë janë dhënë. Nuk ka prova se këto para kanë dalë dhe kanë shkuar atje. Mund të jetë një histori që të mbetet atje. Ku ka vepër penale këtu për Ramën? Po shoh probleme të mëdha që e meritojnë një ndëshkim politik. Varet sa do jetë i predispozuar SPAK s çfarë deshi ky njeri i SHBA. Ishte i papunë ky që vinte në Tiranë dhe takonte Gjiknurin? A do ketë vullnetin për të pyetur të zotin e shtëpisë? Jam shumë skeptik, mendoj se histori të tilla zor se dalin në krye në aspektin juridik. Rama ndodhet sot në momentin më të vështirë, pasi ai e di shumë mirë se çka bërë, si dhe amerikanët. Ndaj po zgjedh të rrijë në heshtje duke bërë sikur nuk ka ekzistuar. Nuk mendoj se amerikanët do e falin lehtë këtë ngjarje. Nga ana tjetër mënoj se nuk është ky momenti që mund ta përplasin Ramën, se nëse po, i bie të ngrejë flamurin e bardhë ndaj Berishës. Mendoj se do mbështetet Rama edhe pse me dhembët e shtrënguar”, tha Kikia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb