Një shtetas amerikan, është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij ne Sarande.
Lajmi është bere i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Shpresa Dine, ndërsa behet fjale për 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska.

Mësohet se viktima prej tri vitesh, jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. Bëhet e ditur se prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, për shkak të situatës së koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Burime nga policia bënë me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk ka pasur shenja dhune. As në banesë nuk është parë ndonjë shenja e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb