Video e kamerave të trupit të oficerëve të policisë kanë fiksuar momentin, ku një burrë, i sapo liruar nga burgu, ka tërhequr zvarrë me makinë një oficer policie në zonën e Brooklyn në New York.

Policia e News Yorkut ka publikuar videon e shkurtër në faqen e saj në Twitter, ku ekspozohet sjellja e agresive e të dyshuarit.

“Oficerët besonin se shoferi i automjetit nuk ishte në gjendje ta drejtonte atë dhe i kërkuan të dilte jashtë mjetit, por në atë moment, nisi të kthente mbrapsht makinën duke marrë tërhequr policit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ky incident, oficeri mori disa plagë të lehta në trup. Agresori është identifikuar si Takim Newsm. Ky i fundit pas incidentit është larguar nga vendngjarja dhe ka hyrë me forcë për t’u fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij.

Newson u arrestua më pas në zonën e quajtur Long Island dhe tanimë do të përballet me akuza sulmi ndaj oficerëve të policisë. Ai sapo ishte liruar nga burgu, pasi ditën e Shën Valentinit kishte qëlluar me armë në një bar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: