Fushatës “Kosovo is Serbia” të mbështetur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç po i kundërpërgjigjen kosovarët anembanë botës. Ata po i kujtojnë Serbisë që Kosova s’është e tyre, por që shteti i tyre është i bukur dhe i shqiptarëve.

Veç kosovarëve që po postojnë imazhe me monedha të huaja në duar që shkruhet “Kosovo is Beautiful”, “Kosovo is Kosovo” dhe “Kosovo is Albania”, edhe një amerikane iu bashkangjit kësaj fushate.

Jordan Dewar, në llogarinë e saj Twitter i është kundërpërgjigjur Daçiçit, në një mënyrë mjaftë kreative. Ajo këtë e ka bërë duke i thurur disa vargjë, ku shkruan:

“Trëndafilat janë të kuq
Kosova është sublime
Shkatërrimi i monedhës amerikane
Është një krim federal”

Kujtojmë që Daçiç thirrjen “Kosovo is Serbia” e bëri duke shkruar pikërisht në dollarin amerikan.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb