Në komisionin e ekonomisë kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka prezantuar projektligjin ‘Për fondet e pensionit privat”.

Mete tha se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private. Nëse qytetarët i tërheqin me këste ato para do t’i përfitojnë me lehtësi fiskale.

“90% e tërheqin fondin e pensionit me daljen në pension. Qëllimi është të shërbejnë si një mbrojtje e shtuar sociale në moshë të tretë dhe të tërhiqen në formën e kësteve si pensioni tradicional që do të thotë së bashku me BB propozohet të vlerësojmë një vlerësim ne dalje ku iu jepet mundësia të përfitojnë me lehtësi fiskale vetme nëse i tërheqin me këste”, tha Mete.

Por edhe pse ka një përmirësim të ndjeshëm të treguesve, skema e pensioneve sipas drejtorit të politikave në ministrinë e financave duhet përmirësuar ende.

“Jemi në një nivel jo shumë të kënaqshëm të mbledhjes së të ardhurave nga kontributet, por kemi bërë një hap gjatë kësaj periudhe. Para 9 vitesh mblidhnim vetëm 4.4% të GDP. Gjatë 15 viteve të fundit ne kemi pasur një ulje të kontributeve nga 42.9% në 32.9% pastaj në 27.9% pra një ulje prej 15% të kontributit së bashku punëdhënës dhe punëmarrës. Megjithatë norma është ulur në këto nivele kemi një grup të qëndrueshëm rreth 700 mijë që kontribuojnë në skemë dhe kemi rritje 1.6% të GDP natyrisht nuk jemi të kënaqur duhet të jemi tek 8% e GDP”, deklaroi Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve deri në fund të 2022 ishte 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej rreth 8.8% krahasuar me fundin e vitit 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: