TIRANE- Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2015 arritën mbi 3,646 milionë lekë, ose 27.18% më shumë se në periudhën janar-qershor 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2015, sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare pati një rritje prej 31.26% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 7.99% krahasuar me periudhën janar-qershor 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-qershor 2015 pati një ulje prej 19.41% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 24.94% krahasuar me periudhën janar-qershor 2014.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-qershor 2015, pati një rritje me 22.75% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 20.69%.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: