TIRANE- Sezoni veror ka sjellë edhe fluks të madh vizitorësh në Shqipëri. Në një kohë kur shumë emigrantë shqiptarë apo të huaj vijnë në vendin tonë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët të tregojnë kujdes me policat kufitare.

Bëhet fjalë për të gjithë ata automjete me targa të huaja, të cilët sipas AMF-së duhet t’i presin policat e sigurimit për siguracionet e makinave në pika të autorizuara, për të evituar abuzimet e mundshme.

Ky apel vjen pas zbulimit të 30 rasteve abuzive në portin e Durrësit, ku qytetarët kishin të pre e mashtruesve. Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka bërë një apel të fortë mëngjesin e sotëm për qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve të personave të paautorizuar.

NJOFTIMI I AMF

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb