TIRANË

‘FIDAF ALBANIA’ ka sjellë  në Tiranë 9 ansamble vallesh me 230 artistë nga Bota dhe rajoni.

“Kam sjell 230 artistë nga e gjithë bota Meksika, Polonia, Bullgaria, Bosnja, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Tirana dhe me shumë dhimbje dhe forcë ja arritëm qëllimit që ta organizojmë këtë lloj festivali.” tha Gezim Alimehmeti, President i Shoqates FIDAF Albania.

Birra “Tirana”, birra tradicionale e kryeqytetit ishte pjesë mbështetëse e ‘International Folk Festival Tirana’.

Në këto ditë të nxehta vere ‘Birra Tirana’ do të shoqërojë artdashësit me shijen e mrekullueshme dhe cilësinë e pakrahasueshme në stendat e vendosura brenda amfiteatrit të Tiranës.

‘International Folk Festival Tirana’ që mbështetet nga ‘Birra Tirana’ do të jetë në Amfiteatrin e Tiranës në data 22, 23 dhe 24 Korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb