Në rubrikën “Nostalgji”, të Gsh.al personazhe ishin Ami dhe Ermali, në një projekt të ri për kohën, më shumë se 10 vjet më parë. Fotografitë, që u kujtojnë të gjithëve jo vetëm fillimet e çiftit të njohur të showbiz-it, por edhe disa deklarata të para të lidhjes së tyre, janë ripublikuar sot për t’u kujtuar të gjithëve fillimet e një prej çifteve më frymëzueset dhe më të dashur të publikut.

Ami në gjurmët e Ermalit
Lidhja e çiftit, në korrik të vitit 2006, kur është përgatitur kjo speciale, kishte vetëm pak kohë që ishte mësuar publikisht, ndaj edhe kureshtja se çfarë ndodhte mes Amit dhe Ermalit ishte e madhe. Aq sa, në atë kohë, kishin filluar edhe dyshimet e para se diçka ishte ftohur mes tyre.

Ermali, në një ambient afër liqenit, ishte duke xhiruar klipin “Let’s love”, në një kohë kur radiot në vend kishin filluar ta transmetonin këngën e tij. Edhe pse në kulmin e punës, bashkë me të ishte edhe e dashura, Ami, e cila e ka shoqruar gjatë gjithë kohës punën e Ermalit.

Lidhja
Jashtë intervistës së dhënë për “Bluetooth”, fillimet e lidhjes së çiftit nuk kanë kaluar pa komente. Ermali ka pohuar se mes tij dhe Amit nuk ka pasur asnjë ftohje, siç ishte komentuar lart e poshtë. Në atë kohë, ai nuk ka dashur të flasë për asgjë më tepër mbi lidhjen e tyre, por është mjaftuar me një konfirmim të thatë, me sqarimin se mes tyre as që bëhej fjalë për ndonjë mosmarrëveshje, përkundrazi, gjithçka ecte mjaft mirë.

Çifti vijonin të ishin pjesë e “Portokallisë”, Ami si prezantuese, ndërsa Ermali, I sapodiplomuar në Akademinë e Arteve për kanto, vazhdonte të lunate bashkë me grupin “The SH.B.L.SH.” Në intervitën e 10 vjetëve më parë, ai nuk e mendonte dot veten jashtë këtij grupi, madje as mendonte se do të kishte sukses: “Nuk do të më pëlqente të isha larg grupit “The SH.B.L.SH.”. Madje, nuk e mendoj dot veten më të suksesshëm jashtë këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi janë djem me të vërtetë shumë të talentuar dhe unë kam marrë shumë prej tyre…” – do të thoshte Ermali në atë kohë, edhe pse vitet treguan se edhe pa ta, ai provoi jo pak suksese të mëdha…

Por jo më pak edhe Ami, e cila u bë një sipërmarrëse e suksesshme krejtësisht e pavarur nga ekrani.

Fotot e mëposhtme janë marrë nga një ribotim i GSH. Botimi I parë dhe fotot e shkrimit I përkasin muajit korrik 2006.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: