TIRANE

Producent në disa prodhime kinematografike vitet e fundit, Ermal Mamaqi, pas disa ditësh do të prezantojë edhe “H.O.T” – projekti i fundit i cili ka bërë bashkë emra shumë të njohur aktorësh shqiptarë.

Megjithatë, edhe pse ka bashkëpunuar me shumë artistë, Ermali në asnjërin prej projekteve të tij nuk e ka përfshirë bashkëshorten, Amin. E fokusuar pothuajse gjatë të gjithë kohës në biznes, edhe Ami nuk ka dashur “të përzihet” në projektet e Ermalit, por angazhimi në një fushë tërësisht tjetër nuk është e vetmja arsye.

E vërteta është që propozimi për të qenë pjesë e produksioneve të tij nuk ka munguar. Por, ajo ka refuzuar.

Me pyetjen “pse nuk është bërë pjesë e filmave të tij”, Ami është ndeshur shpesh, edhe në diskutimet që ka pasur vazhdimisht edhe në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj.

Sot, e ftuar në “Rudina” për të ndarë me publikun të rejat nga fusha e biznesit, por edhe disa detaje për raportin me televizionin, Ami shpjegoi edhe pyetjen që ia bëjnë më shpesh të gjithë.

“Ka pasur një propozim për një rol episodik, por e kam refuzuar. Në fakt, është pyetja që ma kanë bërë shumë shpesh. Rolin në filmin me Elvanën e refuzova, sepse nuk mendoja që duhet ta luaja në një fil të Ermalit… Nuk kam pse të jem pjesë e filmave të tij. Ne e kemi shumë të qartë punën e secilit dhe, për më tepër, ai është edhe producent. Nuk do të doja që të mendohet që ‘ja Ermali i ka në dorë filmat vetë, tani merr edhe Amin…”

Ami tha se në rastin kur vetë Ermali është udhëheqësi, ajo do ta mendonte shumë me tëpër një propozim sesa pot ë vinte nga dikush tjetër në vend të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: