NIGERI

Grupi militant Boko Haram ka vrarë të paktën 60 vetë pas një sulmi në qytetin nigerian të Rann-it të hënën, njoftoi Amnesty International.

Sulmi konsiderohet si një nga më të përgjakshmit që ka kryer ky grup, në dhjetë vite kryengritje. Ngjarja ndodh dy javë pasi Boko Haram-i pushtoi qytetin, duke përzënë ushtarët nigerianë dhe duke u rishfaqur si një forcë e aftë për të marrë nën kontroll baza ushtarake.

“Ky sulm ndaj civilëve të cilët tashmë janë zhvendosur nga konflikti i përgjakshëm mund të përbëjë një krim të mundshëm lufte dhe ata që janë përgjegjës duhet të vendosen përpara drejtësisë”, tha Osai Ojigho, drejtori i “Amnesty International” për Nigerinë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb