TIRANE

Duket se maxhoranca qeverisëse ka ndjekur me kujdes propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, sa tani po i kthen ato në vendime të saj.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi kërkoi sot gjatë fjalës së saj në seancë, amnisti për detyrimet e prapambetura të energjisë për familjet në nevojë. Hysi tha se kemi miratuar shumë amnisti në Kuvend dhe besoj se edhe detyrimet që nuk kanë për t’u mbledhur kurrë nga këto klientë në nevojë mund të falen dhe të mos i ndërpritet furnizimi me energji.

Por në fakt kryedemokrati, Lulzim Basha e ka propozuar një nismë të tillë, në fillim të muajit shkurt, në një bashkëbisedim me ndjekësit në facebook.

“Ekipi ynë ka propozuar që për familjet nën minimumin jetik kjo kamatvonesë të amnistohet masivisht për të gjithë këto familje. Sepse në fund të fundit e kemi parë se si kjo shumë, është tamam shumë gjaku, që u nxirret këtyre familjeve, po shkon jo për përmirësimin e parametrave të KESH-it, apo të OSHEE-së, por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së, të KESH-it dhe të qeverisë.” shprehej Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb