Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 është shprehur kategorikisht kundër një amnistie për krimet e gjenocidit serb në Kosovë.

Sipas Haradinajt Kosova duhet të ndihet inferiore dhe duhet vetëm që të kërkojë drejtësi për viktimat. Ndër të tjera ai thotë se është vetë gati të përballet me çdo gjykatë në botë për të vërtetuar pafajshmërinë e shqiptarëve në Kosovë.

Amnistia e krimeve?
Jo vetëm ne që jemi shqiptare, apo Ballkani por gjithë bota e di çfarë ka ndodhur në luftën e 1998- 1999. Regjimi i Millosheviçit kreu gjenocid, aq sa detyroi botën të ndërhyjë. Ishin momente të vështira për shqiptarët. Kosova s’duhet të ketë pozicion inferior. UÇK s’ka pse të ndihet keq prandaj duhet të kërkojmë drejtësi për viktimat. Unë 2 herë kam dhënë dorëheqjen dhe përballem me çdo gjykatë për të vërtetuar pafajshmërinë e shqiptarëve, timen dhe të UÇK-së.”- tha Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb