Pas deklaratës së bëri kryeministri Edi Rama në lidhje me nisëm e qeverisë se do të ketë amnisti fiskale për të gjithë shqiptarët që deklarojnë pasurinë, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka sulmuar kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit kërkon mandat të tretë por nuk flet për rritje pagash dhe pensionesh.

REAGIMI I STRAZIMIRIT
Kërkon “një mandat të tretë” dhe “800 mijë vota”, por nuk “lançon”:
– as rritje pagash,
– as rritje pensionesh,
– as ulje taksash,
– as ulje të çmimeve,
JO!
“Lançon amnesti të përgjithëshme” për paret e “çunave”… mjafton që të mos jenë pare droge (?!), prostitucioni (?!), trafiqesh…. (?!)
PSE?
Sepse e qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!
Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!!
“Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet” !!!!
Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!!
KAQ!!!!!!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb