TIRANË- Mes 747 personave të dënuar që kanë nisur të lënë nga sot qelitë e burgut në të gjithë vendin, janë edhe 10 gra të burgut 325 në kryeqytet, që përfitojnë nga amnistia, 4 prej të cilave të dënuara për vrasje.

Ndërsa burgu hapi derën për t’i lënë të lira, ishte vetë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani njëri nga personat që i priste jashtë, ndërsa nuk nguroi të apelojë që shoqëria t’i mirëpresë dhe jo t’i tregojë me gisht. Ai tha ndër të tjera se do të angazhohet personalisht që këto gra të integrohen duke u punësuar.

“Të gjithë këta njerëz janë të riedukuar, të mundur për tu riintegruar si njerëz të lirë, si vëllezërit dhe motrat tona që kanë vuajtur dënimin për fajet që kanë bërë. Këta mos i tregoni me gisht, t’i mirëpresim mes nesh. Një grua në burg është një familje në vuajtje”,- tha ministri.

Më herët drejtoresha e burgut, Zoje Jakaj bëri me dije se gratë që po dalin nga burgu nuk do flaken në rrugë, por po negociohet për strehimin dhe punësimin e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: