Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë, Arajn Dyrmishi i ftuar në emisionin ‘’ Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se aministia fiskale është operacion me risk dhe duhet që të kishte nje vlerësim për këtë ligj.

Po ashtu Dyrmishi thotë se prej 2013 qeveria shqiptare ka pasur arritje në luftën ndaj pastrimit të parave por nuk ka funksionuar pjesa hetimore.

”Ne kemi bërë një vlerësim të strategjisë së qeverisë, ku është dhe lufta ndaj pastrimit të parave. Kemi bërë vlerësim për arritje nga viti 2013 edhe këtej.

Strategjia parashikon disa vlera, për çdo vit. Ka disa arritje sa i përket sistemit bankar, gjurmimit të sinjaleve të hyrje- daljeve. Nuk ka funksionuar pjesa hetimore. Njëra është efekti parandalues. Nga të gjitha institucionet nuk ka funksionuar. Në këtë kuptim, ajo që dua të theksoj është se në kuadër të kësaj amnistie në momentin që bën këtë operacion me risk të kesh forcuar elementët që balancojnë këtë risk. Duhet të kishte një vlerësim se si ndikon ky ligj, rrit apo ul këto rreziqe.”- Arjan Dyrmishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb