TIRANE

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka folur në ”News24” për aministinë fiskale duke u shprehur i bindur se ajo do të miratohe me më shumë se 84 vota në Kuvend.

Balla thotë se me këtë nismë do u garantohet formalizimi i parave emigrantëve apo shqiptarëve që kanë punuar në bujqësi me punë të ndershme.

”Nisma e rishpallur dje, se kryeministri e ka shpalur në mars është instrument shumë i rëndësishëm por duke u formalizuar një amnisti qoftë fiskale dhe penale. Duhet të kuptojmë që do e miratojmë me më shumë se 84 vota për t’i garantuar atyre personave që me punë të ndershme në emigracion apo në bujqësi, sepse e dimë në 30 vite bujqësia ka qenë e joformalizuar dhe mban para cash nën jastëk.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb