Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet mbi amnistinë fiskale.

Përmes lidhjes live në “Skype”, themelues i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Gjin Gjoka u shpreh se nëse një emigrant me rekorde kriminale dëshiron të sjellë në Shqipëri para dhe ai do ndiqet nga autoritet përkatëse dhe në rast se ato para janë të fituara në “rrugë të zeza”, pra të padeklaruara atëherë përgjegjësia nuk i ngelet vendit tonë por shtetit ku ai ka jetuar dhe punuar.

Po ashtu ai u shpreh se, në gjithë këtë amnisti fiskale nuk do guxojë askush që është peng i ligjit, asnjëherë s’do jetë i tillë.

Nga ana tjetër, Eno Bozdo, ekspert ekonomie dhe anëtar i kryesisë së PD u shpreh se problemi nuk janë në paratë e emigrantëve por te paratë që qarkullojnë këtu, duke dhënë dhe shembuj për ta bërë më të qartë.

Pjesë nga biseda:

Gjoka: Për amnistinë, më lejoni që do doja të jepja shembull më konkrete që të mos përmendim atë 2 milionëshi. Në gjithë këtë amnisti ju garantoj se nuk do guxoj askush që është peng i ligjit, asnjëherë s’do jetë peng se s’ka mundësi që ti sjellë. Nëse ka rekord kriminal. Shumë vende kanë bërë amnistinë fiskale kur kanë pasur shumë emigrantë. Nëse kemi 150 euro për ti investuar dhe ky person nuk ka paguar taksat e shteti përkatës. Nëse këto do paraqiten me formular në Shqipëri, nuk është vendi ynë përgjegjësi.

Gjoka: Unë s’mund të jap një mendim të qartë. Së pari do filloja me, se ju e dini që në vendet e Italisë, mbi 75% e popullsisë, ai paratë i ka sjellë me xhep. Ka shumë të tillë kështu pasi kam jetuar jashtë dhe e di.

Shehaj: Ajo çka ardhur deri dje, jemi duke diskutuar se këto paratë ka Brisida në Londër dhe nuk i ka sjellë ende, z. Sejdarasi thotë që në momentin që do sjellësh formularin, do i shkojë autoritet fiskal në Londër dhe e di që kur ke para të padeklaruar, do paguash taksa, do i çosh në bankë dhe pastaj do i sillni këtu. Paratë ose do i sjellin në mënyrë kontrabandë ose do i sjellin në këtë mënyrë. Ju si diasporë, është ok kjo mënyrë të paguani taksat dhe në vendin ki jetoni?

Gjoka: 50 mijë paund unë i sjell me xhep në avion. Në bashkëpunim me organizmat kombëtare dhe grupet e interesit të diasporës, si ën SHBA, Kanada dhe Evropë do shihet me përparësi të madhe, sepse ai mund të ketë më shumë para se aq. Nuk mund të futemi në këto detaje pasi duhet të ruajmë ekuilibrat.

Bozdo: Pretendohet se ka një procedurë të re. Pretendohet se nëse ky mekanizëm që pretendohet se është futur në projektligj, është identik me atë që jep garanci për gjithë vendeve të BE, në të gjitha rastet kur do deklarohen shumat, autoritetet do komunikojnë me njëri0-tjertrin dhe pastaj bëhet rakordomi në bazë të marrëveshjes. Është shumë  vështirë që emigrantët të shkojnë me mënyrë vullnetare ti sjellin këtu. Të paguajnë taksat në shtetin ku jetojnë dhe pasi iu kanë paguar të paguajnë këtu 7-10% të tyre. Problemi është se janë shqiptarët. Emigrantët nuk kanë 2 milionë euro. Problemi është sasia e parave në tregun shqiptar. Ka shumë, pasi investojnë. Këta të gjithë do vihen ë dhe u ruhet sekreti. Këtyre po, atyre emigrantëve jo. Vij unë me 2 milionë euro marr vërtetimin dhe di depozitoj në bankë dhe quhen të pastruara. Ose do mbyllësh sytë.  Ky arsyetim tregon është ne nuk presim para nga diaspora, në rastet 99.9% janë sjellë në mënyrë formale apo jo formale.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb