Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtarë disa ditë më parë u shpreh kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale pasi sipas institucionit ndërkombëtar do të krijonte mundësi për pastrim parash dhe evazion, qeveria ka avancuar duke hedhur për konsultim projektligjin e amnistisë fiskale.

Kjo Amnisti u mundëson qytetarëve dhe bizneseve formalizimin e pasurive pa u justifikuar mënyrën se si janë krijuar këto të ardhura, duke u përjashtuar edhe nga ndjekja penale. Në nenin 6 të projektligjit parashikohet një listë e gjatë e atyre personave që përjashtohen nga amnistia dhe që përfshijnë që nga kabineti qeveritarë aktual si dhe ata që kanë qënë në poste të rëndësishme në të kaluarën si: Presidenti, Kryeministri, kryetari i klshKLSH, avokati i popullit, prokurorët, gjyqtarët, ministrat, deputetë.

Sipas projektligjit është propozuar që legalizimi i të ardhurave do të kryhet kundrejt një tatimi që do të paguajnë individët të ndarë në disa kategori. Aminista do të zgjasë një vit. Të gjithë ata që do të deklarojnë brenda 4 muajve të parë pas hyrjes në fuqi të ligji tatimi do të jetë 5% i të ardhurave. Ata të cilët do të deklarojnë në 4 mujorin e dytë, tatimi do të jetë 7% dhe për ata që do ta lënë këtë proces në 4 muajit e fundit të amnistisë atëherë tatimi do të jetë 10%, pra dyfish më i lartë.

Do të jetë një strukturë e posacme që do të ngrihet pranë tatimeve për realizimin e amnistisë. Deklarimi vullnetar mund të bëhet pranë kësaj strukture ose pranë bankave të nivelit të dytë. Ky tatim për deklarimin e pasurive vlen edhe për ato pasuri që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkasin emigrantëve apo individëve që jetojnë në vendin tone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb