Ish-ministri i Financave Arben Malaj në një intervistë në emisionin “Frontline” në News24 foli për amnistinë fiskale.

Ndërsa theksoi se është kategorikisht kundër saj, Malaj tha se nuk besonte që kryeministri Edi Rama ta miratonte, pasi sipas tij do të bënte një vetëvrasje politike.

“Unë nuk jam dakord sepse ne i lutemi biznesit të paguajë taksa. Pra t’i ligjëron paranë informale, nuk kujdesesh për biznesin. Jam i bindur që Rama nuk do të bëj një vetëvrasje politike që të miratojë një amnisti fiskale pa marrë miratimin e ndërkombëtareve.

Të thuash unë do të vendos vetë se jam i pari i fshatit kjo bie ndesh me europianizimin e krevatave. Nëse amnistia fiskale krijon pengesa për integrimin europian kjo do të ishte një dështim pastaj”, tha Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb