Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se dhënia zë e Amnistisë Fiskale dhe Paaportave të Arta, po bëhet me qëllim kalimin e legalizimit të hashashit pa zhurmë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula u shpreh se Shqipëria do të kthehet në çiflig për bandat dhe kjo do të shënonte kriminalizimin e ekonomisë së vendit

Postimi i plotë:

Presion te Pasaportat e Arta dhe Amnistia Fiskale për të legalizuar kanabisin.
U bënë muaj tashmë që opozita vazhdimisht kundërshton planet e errëta të kryeministrit, siç është amnistia fiskale dhe shitja e pasaportave. Bashkimi Evropian gjithashtu ia ka bërë të qartë qeverisë se me këto nisma, politika shqiptare është 180 gradë kundër politikave të Bashkimit Evropian. Ato që thuheshin në deklarata publike por edhe në tryeza pune u reflektuan edhe në Progres Raportin e BE për Shqipërinë. Qeverisë iu bë e qartë se me këto dy nisma rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është në rrezik.
Por teksa e gjithë vëmendja (që mesa duket e qëllimshme), e opinionit publik është e orientuar tek dy nismat, Amnistia Fiskale dhe Pasaportat e Arta qeveria po kërkon të marrë pa u ndier legalizimin e kanabisit të kamufluar për çështje mjekësorë. Dhe siç jemi dëshmitarë, është një taktikë e përsëritur kjo e kryeministrit dhe qeverisë aktuale. Rrit presionin për çështje që minojnë, ekonominë, tregtinë, konkurrencën dhe demokracinë për të marrë vetëm një çështje tjetër që sigurisht është po kaq problematike por që nuk merr hapësirën e duhur për debat për shkak të dy të parave. Kjo duket se është strategjia e qeverisë. I bën presion ndërkombëtarëve për Amnistinë Fiskale dhe Pasaportat e Arta për të kaluar pa shumë zhurmë nismën e legalizimit të kanabisit. Ndaj edhe duket se do prezantohet si nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe jo e Ministrisë së Brendshme.
Madje ka zëra se në mënyrë jo të ndershme partia socialiste po tenton të joshë deputetët të ndryshëm që të marri votat në parlament për lejimin e kanabisit.
Çfarëdo që të bëj kryeministri dhe kjo qeveri, legalizimi i kanabisit do të shënonte kriminalizimin e ekonomisë së vendit. Do ta kthente Shqipërinë në një çiflig të disa bandave kriminale. Kur të gjitha organizatat ndërkombëtare e atakojnë Shqipërinë si vendstrehim të shumë bandave, nuk mundemi ne që të kemi një kontroll të kanabisit mjekësor. Pasi vetëm justifikimi do jetë mjekësor pasi në praktik do jetë për të degjeneruar shoqërinë shqiptare dhe për të kriminalizuar çdo qelizë të ekonomisë së vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb