I ftuar në emisionin ”Open” në “News24” analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka folur për amnistinë fiskale teksa deklaroi në studio se kjo lëvizje e qeverisë vjen si zgjidhje për problemet financiare që ka sjellë kriza.

“Kjo është dramë”, u shpreh Zekthi teksa tha se “Qeveria e bën për shkak të dështimit të rëndë ekonomik”.

Nga ana tjetër gazetari Dritan Hila u shpreh se gjithë bota është në një krizë ekonomike, duke konsideruar edhe çarjen e tubacioneve të gazit Nord Stream, që do të vështirësojne gjendjen në vende si Gjermania dhe Italia. Sipas tij vendit i duhen para dhe amnistia fiskale është një mënyrë e financimit të arkës së shtetit.

Pjesë nga debati: 

Zekthi: Nuk mendoj se Rama do shkojë deri te përplasja me BE për amnistinë fiskale. Qendrimet zyrtare nga ata janë këshilla të vjetra. Nuk do shkojë në përplasje të tilla sa Ramës ti shkundet kredibiliteti. Qeveria kërkon të zgjidhi hallet në këto mënyra, kjo është dramë. Këtu krimi emëron edhe njerëz në parlament. Jemi në një regjim ku qeverisja përbëhet nga krimi i organizuar. Kjo nuk bën dot amnisti pasi kjo e thellon gjendjen.

Hila: Ta lëmë lëshimin e frazave pa doganë. Dalin politikanët e rinj dhe kakarisin se duhen para për krizën, ku do i gjejmë?

Zekthi: Qeveria ka probleme serioze. Ky njeri mbolli hashashin, pastaj do ta legalizojë. Kjo qeveri që është mbartëse e këtyre vlerave, krimi, klientelizmi, kjo thotë se do bëjë amnisti se ka dështuar plotësisht në ekonomi. 1.4 % e kompanive ën vend marrin 41.5% të parave publike për investime.

Hila: Gjermania dhe Italia janë drejt krizës ekonomike, gjithë bota është në krizë, vendit i duhen para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: