Drafti i propozuar nga qeveria për Amnistinë Fiskale ka nxitur debate të shumta në nivele ekspertësh dhe politikanësh, në lidhje me pasojat që ai do të sjellë.

Mbi një temë të tillë është shprehur edhe Komisioni Europian, i cili në një deklaratë të shpërndarë nga delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, ka bërë të ditur se mbi këtë çështje ekzistojnë shqetësime serioze.

Në njoftim shtohet se drafti përbën rrezik thelbësor për reputacionin e vendit tonë dhe se dobëson kontrollin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Sipas KE kjo është shqetësuese për vendet anëtare të BE dhe partnerët e Unionit.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb